Aktualitet

Roland Bejko takim me banorët e Ndroqit: Fshatrat pranë Tiranës bashkia i ka lënë në harresë, s’ju kanë shtruar as rrugën!

Shkruar nga Liberale
Roland Bejko takim me banorët e Ndroqit: Fshatrat pranë Tiranës

Kandidati i PD-së për bashkinë Tiranë, Roland Bejko, teksa vijon fushatën intensive është takuar paraditen e sotme me banorët e Ndroqit. Bejko tha se në vizionin të tij për Tiranën nuk do të jetë vetëm zona urbane por dhe ajo rurale dhe prioritet është që të ndryshojë situata e fshatrave.

Roland Bejko infrastruktura në znat rurale të Tiranës nga bashkia aktuale janë lënë në harresë.

“I kanë lënë fshatrat që ndodhen kaq pranë Tiranës, 25 km nga Tirana, 5 km nga rruga kryesore, pa rrugë dhe janë boshatisur. Ndërkohë që kanë të gjithë këto pasuri me të cilat mund të zhvillosh ekonominë tënde shtëpiake dhe të pasurohesh, ose të jetosh mirë. Po s’u bëre i pasur jeton mirë. Kjo është e pafalshme, është e patolerueshme. Këtu mund të ndërtoheshin bujtina sa të duash dhe natyrisht bashkia e ka për detyrë që ti mbështesë dhe t’i zhvillojë”, u tha Bejko banorëve të Ndroqit.

“Thjesht rrugët, kaq duan shqiptarët, nuk është se po kërkojnë salltanete të mëdha. Salltanete e mëdha janë privilegj i elitës politike qe ka ngal aty, Rama Berisha, Meta çirakët e tyre që bëjnë spektakël politik, bëjnë sikur po punojnë për fshatrat. Në 192 mln euro që ka buxhet bashkia, 1 mln euro e ka investuar për fshatin. Asgjë fare, qesharake. 10 mln euro jep bashkia për inceneratorët që s’janë në punë. Këto janë shumë të frikshme për bashkinë, ndërkohë që fshatrat i ke të gjitha jashtë sistemit”, u shpreh më tej Roland Bejko.

“Ne kemi menduar që Ndroqi të jetë një nga zonat e lira ekonomike, që do të thotë se kush bën biznes në turizëm malor, ambiental, do të ketë 0 taksa. Prioriteti i Bashkisë Tiranë në drejtimin tim do të jetë bërja një rrjeti prej 250 km që do e lidhi edhe më mirë qytetin me të gjitha fshatrat përreth me kurorën  Tiranës. Kjo do të bëjë që ju t’i nxirrni me kollaj produktet në treg, e të kthehen në shtëpitë e tyre. Por e keni vetë në dorë ndryshimin, për të larguar këtë klasë politike”, tha Bejko.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH