Aktualitet

Roland Bejko: PD nuk vjen në pushtet me “non grata”! Rama, Berisha e Meta janë bashkë

Shkruar nga Liberale
Roland Bejko: PD nuk vjen në pushtet me “non grata”! Rama,

Anëtari i Kryesisë së PD, Roland Bejko, thotë se opozita nuk do të ketë asnjë të ardhme pozitive dhe nuk do të vijë kurrë në pushtet për sa kohë që pjesë e saj është edhe Sali Berisha.

Në një intervistë për Vizion Plus, Bejko shtoi se projekti i kullës në qendër të Tiranës faktoi qartë bashkëpunimin e Ramës me Berishën dhe Metën e të gjithë ata që i mbështesin këto figura.

Kemi të bëjmë me një konflikt prej 2 vitesh në PD. Realiteti me Edi Ramën ka që në momentin që ne kemi në opozitë. Edi Rama nuk ka ndryshuar ndonjë gjë tani. Ne duhet ta shikojmë problemin si është. Ne jemi në një realitet të ri ku zoti Bardhi dhe disa deputetë të tij janë vendosur në një pozicion të ri. Që në momentin që Lulzim Basha u rizgjodh në krye të PD ata kanë vendosur që të bëjnë një zgjedhje tjetër të përafrohen me zotin Berisha. Disa thonë që nuk bashkohemi, disa thonë që po shkojmë drejt një bashkimi, por çfarë ka ndodhur nga ajo që na ndau, kjo është pyetja. Edhe unë jam gati të bashkohemi, sepse të gjithë një qëllim kemi të bashkohemi që opozita të bëhet fituese”, tha Roland Bejko, i cili i është përgjigjur edhe pyetjeve.

Grupi juaj është në rrudhje dhe Bashën e përndjek etiketa që i ka vendosur Berisha si peng i Ramës…

Nëse të gjithë kur dalin nga shtëpia në mengjes gjithë ditën e kalojnë për tu treguar rrugën Berisha, duke i quajtur peng të Ramës, më falni por në mes të Tiranës na mbiu një kullë e madhe kun a doli lakuriq ai që pretendon që është mbreti i opozitës dhe na vërtetoj tezën që ne kemi thënë në fushatën e fundit elektorale që janë të tre bashkë; oligarkia politike, oligarkia financiare dhe krimi i organizuar. Me oligarki politike kemi parasysh Edi Ramën, Sali Berishën, Ilir Metën dhe këdo tjetër që është me stabilishmentin politik që ka 32 vite që e mbajnë të sunduar Shqipërinë. Synimi është të bashkohemi, por të bashkohemi me “non gratën”? A na sjell “non grata” në pushtet?Përse u ndamë me non gratën, përse u bë luftë? Nëse ka ndryshuar babai i Zenit, unë dakord jam nuk kam problem. Edhe zoti Bardhi nga ana e Berishës nuk është ai terroristi që vrau në Elbasan në 2021 të na dalin të na japin argumentet dhe të na thonë që nuk është më, nuk e kishim seriozisht dhe hajde të bashkohemi. Por edhe bashkimi, a na sjell në pushtet me non gratën në krye? Nuk na sjell në pushtet sepse Berishën e kanë përjashtuar, e kanë izoluar.

Çfarë roli beson se do luaj grupi i 9-10 deputetëve që janë pranë Bashës në Parlament?

Do të përfaqësojnë PD dhe aty natyrisht Basha i prezantoi nismat e para të PD që janë nisma për ngritjen e komisioneve hetimore dhe për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Opozita do vazhdojë të bëjnë punën e vetë pa ndikimin e qeverisë. Sa kohë është Berisha unë e shoh të vështirë bashkimin dhe për tu ndarë nga e kaluara.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH