Aktualitet

Roland Bejko mund të kandidoj për kryetar të PD-së

Shkruar nga Liberale
Roland Bejko mund të kandidoj për kryetar të PD-së

Ish-kandidati demokrat për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko ka lënë hapur mundësinë e kandidimit të tij për postin e kryetarit të Partisë Demokratike, nëse forca më e madhe opozitare në vend do të mbante një proces zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të ri.

Në një intervistë për emisionin “Spotlight” në Vizion Plus, Bejko tha se mund ta merrte një hap të tillë vetëm në dy raste: Rasti i parë, tha ai, është nëse kandidimin do ja kërkonte baza e partisë. Rasti i dytë, sipas tij, është edhe atëherë kur një kandidim të tillë do ia kërkonin ndërkombëtarët.

Do ta merrja një hap të tillë vetëm në dy raste. Në rastin kur do ma kërkonin demokratët e Partisë Demokratike, pasi nuk më pëlqen të jem përfaqësues i një elite dhe të jem peng i atij grupi. Qoftë kjo brenda dhe jashtë PD-së. E dyta, do ta pranoja një kandidim të tillë edhe në rastin kur partnerët ndërkombëtarë do ma kërkonin që të isha në garë, sepse PD pa Perëndimin, pa aleancën dhe pa partnerët tanë nuk ka perspektivë”, tha ai.

Bejko thotë se nëse Partia Demokratike do të ishte në kushte të tjera, pra, normale, nuk do t’i vinte radha për të kandiduar për Tiranën, pasi argumenton se duke mos qenë pjesë e një grupi elite apo netëork-u brenda PD-së, emri i tij për Tiranën do të ishte tepër i pamundur.

Unë jam një qytetar i lirë, anëtar i Partisë Demokratike i papaguar kurrë nga politika që kam pasion politikën. Merrem me politikë, por që kam profesionin tim. Unë jam pedagog në Universitet dhe jetesën e siguroj jashtë politikës”, shpjegoi ai.

Me vendimmarrje të Kryesisë së partisë dhe jo i përcaktuar nga kryetari, ai pranoi kandidimin për Kryetar të Bashkisë Tiranë në kohën më të vështirë të partisë së tij, një parti e paqartë dhe e copëzuar nga Foltorja, një parti që rrezikonte të eliminohej e jo më të ishte alternativë qeverisëse.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH