Aktualitet

Roland Bejko me banorët e Kinostudios, qytetari i ankohet se po i shembin shtëpitë! Kandidati demokrat: Ndodh për të ndihmuar oligarkët

Shkruar nga Liberale

Kandidati i Partisë Demokratike për Tiranën, Roland Bejko u ndal në një takim me qytetarët në zonën e Kinostudios. Ndërsa u dha programin për Tiranën, Bejko dëgjoi edhe shqetësimet e tyre, ku një prej tyre ishte prishja e banesave nga Erion Veliaj.

Qytetari i tha Bejkos se po ia shembin pallatin me pretekstin se është prishur nga tërmeti. Bejko i premtoi atij se nëse do të zgjidhet kryetar i Bashkisë një gjë e tillë nuk do të ndodhë gjatë qeverisjes së tij, ndërsa shtoi se prishja  e banesave bëhet për interes të oligarkëve të qeverisë dhe Erion Veliajt.

Bejko: Nëse s’ka çarje, bëhet enkas. Si duket i kanë vënë syrin të ndërtojnë ndonjë gjë të veten. Ne nëse do të fitojmë s’do të lejojmë të bëhen gjëra të tilla. Këto janë në shërbim të klientëve të qeverisë, Ramës dhe Erion Velisë. Prandaj i bëjnë këto prishjet”, tha Bejko.

Pas takimeve të shumta dhe ankesave të qytetarëve, Roland Bejko, në një shënim në profilin e tij në Facebook, theksoi se, “banorët e Kinostudios mu ankuan se Erjon Veliaj, me pretekstin e tërmetit do t'ju prishë shtëpitë.”

“Kjo ndodh për të ndihmuar oligarkët, por ne me ekipin tonë nuk do ta lejojmë prishjen abuzive të shtëpive. Në rastet kur do të ketë projekte, ne do ti dëmshpërblejmë qytetarët me çmimin e tregut”, u shpreh kandidati demokrat për bashkinë e Tiranës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH