Aktualitet

Roland Bejko mbyll me sukses fushatën: Rama, Meta, Berisha e oligarkët po shkatërrojnë kryeqytetin! Të dielën votoni për t’i dhënë frymëmarrje Tiranës

Shkruar nga Liberale
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko nën entuziamin e demokratëve mbylli fushatën për 14 majin. Në takimin përmbyllës të fushatës, me përfaqësues të Partisë Demokratike e demokratë, Bejko tha se Tirana gjendet në rrezik, pasi Erion Veliaj dhe Edi Rama po përpiqen që ta shkatërrojnë kryeqytetin dhe ta betonizojnë. Ai tha trekëndëshi i Bremudës, Rama, Meta e Berisha, janë ulur këmbëkryq mbi kryeqytet dhe bashkë me oligarkët nuk e lënë të marrë frymë.

“Kryeqyteti ynë, Tirana, gjendet në rrezik të lartë. Si nga kryebashkiaku aktual dhe padroni i tij që kanë në plan ta shkatërrojnë më tej, ta bëjnë edhe më të pajetueshëm, edhe më të betonizuar, edhe më të padrejtë. Por edhe nga çiraku tjetër i Berishës dhe Metës, me propozime qesharake, që mund të shërbejnë si lojëra fëmijësh, por kurrsesi si premtime serioze për qytetarët, familjet dhe komunitetet e Tiranës. Trekëndëshi famëkeq Rama-Berisha-Meta është ulur këmbëkryq mbi kryeqytet dhe bashkë me oligarkët nuk e lënë të marrë frymë”, u shpreh Bejko. Roland Bejko i bëri thirrje qytetarëve që të votojnë për të vetmen kandidaturë të djathtë në zgjedhjet e 14 majit, në mënyrë që të ndalet masakra në Tiranë. Ai tha se të dielën qytetarët duhet të votojnë kundër korrupsionit 30-vjeçar të Ramës, Berishës e Metës, të cilët, sipas tij janë bashkë.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH