Aktualitet

Roland Bejko: E vërtetoi 24 shtatori në Kukës, aleanca e kullave i shërben Ramës

Shkruar nga Liberale
Roland Bejko: E vërtetoi 24 shtatori në Kukës, aleanca e kullave

Deputetët e ish-sekretarit të PD-së, Gazment Bardhi dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, nuk e kanë gjetur dakordësinë me Partinë Socialiste, për të dalë me një rezolutë të përbashkët për të dënuar sulmin e 24 shtatorit në veri të Kosovës, ku mbeti i vrarë Afrim Bunjaku.

Pas një takimi mes Bardhit dhe Berishës, ata thanë për mediat se nuk kanë rënë dakord me PS, pasi kjo e fundit s’ka pranuar që të bëjë përgjegjëse Serbinë për sulmin në veri.

Një ditë pas përjashtimit, nënkryetari i Partisë Demokratike, Roland Bejko, ka sulmuar grupin e Rithemelimit në PD duke u shprehur se ‘aleanca e kullave dhe ‘non gratave’ nuk fshihet dot pas llumit dhe shpifjeve’.

Ai madje bën fajtor ata për humbjen e PD-së më 14 maj dhe zgjedhjet e Kukësit.

“14 maji dhe zgjedhjet e fundit në Kukës treguan se kush i shërben Edi Ramës, kush i garantoi fitore Edi Ramës, madje një fitore të tillë që as vetë s’e kishte imagjinuar”.

“Por tashmë është fakt, se sa më shumë e shajnë dhe sulmojnë PD-në, aq më shumë përfitime, leje për pallate e resorte, prona e shpërblime të tjera me oligarkët e përbashkët marrin nga Rama”.

“Shqiptarët tani e kanë të qartë, aleancës së kullave u ka dalë boja. Është nder për këtë vend të jesh në luftë me aleancën e korrupsionit madhor”, shkruan Bejko.

Bardhi s’do të jetë i pranishëm ditën e enjte kur do të mbahet seanca e posaçme për votimin e rezolutës për Kosovën, sepse ai bashkë me 7 deputetë të tjerë u përjashtua për 10 ditë nga punimet e Kuvendit. Bardhi akuzon Ramën se po përpiqet t'i shmanget një përpalljeje me opozitën, prandaj i përjashtuan.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH