Aktualitet

Roland Bejko: Berisha me një parti pa emër kërkon opozitë moniste

Shkruar nga Liberale
Roland Bejko: Berisha me një parti pa emër kërkon opozitë

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Roland Bejko thekson se ish-kryeministri Sali Berisha kërkon një opozitë moniste.

Sipas tij është humbur mjaftueshëm kohë dhe tanimë duhet një fokus shumë i madh te rindërtimi i një partie për Shqipërinë.

Bejko deklaroi se janë në luftë edhe me oligarkët.

“Ne përmbyllëm në këto dy vjet fazën e parë, të diktuar jo nga ne, por nga rrethana objektive që s’përcaktoheshin nga ne, për shkak të konfliktit që ka ndodhur dhe historikun e këtij konflikti e dinë të gjithë. Ideja është që u mbyll faza e parë, e rezistencës, e ruajtjes së Partisë Demokratike. Përveç Berishës që ndau partinë në dy pjesë, krijoi një parti të re që e mban pa emër dhe nuk pranon një opozitë plurale, por kërkon një opozitë moniste vetëm me të në krye, janë dhe oligarkët që i kemi peshqesh, të cilët punojnë vazhdimisht për ta ndarë Partinë Demokratike dhe për ta eleminuar atë,” – u shpreh Bejko, i ftuar në Euronews Albania.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH