Globi

Robelli: Duhet parë me kujdes dashamirësia e Vuçiç për shqiptarët

Shkruar nga Liberale
Robelli: Duhet parë me kujdes dashamirësia e Vuçiç

Enver Robelli, redaktor në gazetën “Tages Anzeiger” thotë se fitorja me shumicë dërrmuese e Aleksandër Vuçiç është kurorëzim i betejës disavjeçare. Sipas tij, Serbia ka ambicie që të luajë një rol dominant në rajon pasi që tani është kthyer në një qendër të teknologjisë informative, ku 4 mijë firma punojnë për kompani perëndimore.

Ndërsa për rezultatin e forcave shqiptare në Serbi, Robelli shpreh rezerva dhe shton se dashamirësia e befasishme e Vuçiç duhet parë me rezerva. Ai arrin në këtë përfundim duke pasur parasysh se, ministri i Jashtëm i Shqipërisë është lejuar që të marrë pjesë në fushatë.

“Në komunën e Bujanocit ende nuk është e qartë a kanë fituar partitë shqiptare apo partia e Vuçiç edhe pse me shumicë janë shqiptarët. Në këtë komunë shqiptarët kishin 5 lista dhe u futën pak a shumë si grup heterogjen, ndërsa pala serbe kishte vetëm dy lista. Vuçiç mund ta përdorë këtë rezultat në Luginën e Preshevës për të thënë se nuk ka pse të bëjë shkëmbim të territoreve me Kosovën se shqiptarët në Serbi janë shumë mirë të integruar ndërkohë që shtypja ndaj tyre vazhdon.

Ka ende shumë shqiptarë që ankohen se, autoritetet serbe po i heqin nga regjistrat civilë dhe po humbin të drejtën e banimit dhe shtetësisë në atë vend. Kjo duket se ishte dhe arsyeja pse ministri i Jashtëm i Shqipërisë u lejua që të bëhej pjesë e fushatës në Luginën e Preshevës, gjë e cila në të kaluarën kurrë nuk na ndodhur. Nëse nuk do të kishte një bekim nga Vuçiç për këtë, mediat e kontrolluara prej tij do të dilnin me titujt se Shqipëria i ka shpallur luftë Serbisë duke hyrë në Preshevë”, tha Robelli.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH