Aktualitet

Kuvendi maqedonas miraton propozimin francez/ Kryedemokrati: Qeverisja socialiste ishte dështim për procesin e integrimit

Shkruar nga Liberale
Kuvendi maqedonas miraton propozimin francez/ Kryedemokrati: Qeverisja

Kreu në detyrë i Partisë Demokratike dhe njëherësh kryetar i grupit parlamentar demokrat, Enkelejd Alibeaj ka përshëndetur këtë të shtunë Kuvendin e Maqedonisë së Veriut për miratimin e propozimit francez që i vjen në ndihmë zgjidhjes së ngërçit me Bullgarinë, duke i hapur rrugën përfundimisht procesit të negociatave të Shqipërisë me BE-në.

Në një shënim në rrjetin social Facebook, Alibeaj thekson se Partia Demokratike përshëndet këtë vendim të parlamentit të Maqedonisë së Veriut, duke theksuar veçanërisht rolin e faktorit shqiptar në këtë vendimmarrje.

Shqipëria nga ana e saj ka ende rrugë për të bërë, ende shumë kushte për të plotësuar. E gjjthë ecuria e qeverisë shqiptare këto 9 vitet e fundit ka qenë një dështim për procesin e integrimit. Edhe pse problemi i Maqedonisë së Veriut dhe vetojq e Bullgarisë ishin çështje që ngadalësuan ndjeshëm procesin e integrimit, shqiptarët e kanë të qartë se ngecja në vendnumëro është pasojë e keqqeverisjes Rama. Pasuar së fundmi me nota arrogance ndaj përfaqësuesve të vendeve mike të BE. Si mënyra e vetme për të larguar vëmendjen nga ngecja e reformave, krimi de korrupsioni galopant, zgjedhjet e vjedhura të 25 prillit, liria e medias dhe problematikat shqetësuese e zhvillimeve në vend”, thotë ai.

Ai, nënvizon se PD e mbështet pa asnjë rezervë integrimin e vendit në BE dhe do të bëjë gjithçka për t'ia mundësuar këtë Shqipërisë, duke shtuar më tej se për t’ia arritur një qëllimi të tillë, puna duhet nisur një orë e më parë për rikthimin e pushtetit të votës së lirë, të votës që nuk blihet me paratë e krimit dhe oligarkisë, që nuk shitet nga frika dhe terrori e regjimit që vë gjithçka në funksion të pushtetit absolut.

Shqipëria ka vetëm një destinacion, atë të integrimit në BE. Ne do të punojmë çdo ditë për t’a arritur këtë duke ndërtuar të ardhmen e shqiptarëve mbi vlera dhe parime të ndryshme nga ato që po e mbajnë Shqipërinë peng dhe që po sjell braktisjen masive të vendit”, thotë kreu i PD-së, Alibeaj.

Kujtojmë se maratona e diskutimeve në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut sa i takon aprovimit të propozimit francez për zgjidhjen e ngërçit me Bullgarinë këtë të shtunë mori fund. Pro miratimit të propozimit votuan plot 68 ligjvënës, ndërsa opozita braktisi sallën ashtu siç kishte paralajmëruar.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së, së bashku me protestuesit nga jashtë Kuvendit qëlluan me vezë dhe topa letre, në shenjë proteste kundër miratimit të propozimit.

Debati në Kuvend ishte i mbushur me kundërshtime, që çuan deri në përplasje fizike. Gjatë gjithë kohës deputetët e partisë opozitare penguan deputetët e partive në pushtet që të mbajnë fjalimet e tyre.

Çfarë përmban propozimi francez?

Drafti i miratuar parashikon që së pari të garantohet hyrja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, ku përmenden kombet e tjera dhe në baza të barabarta me këto kombe.

Kushti i dytë është që të bëhet e qartë se asgjë në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE nuk mund të interpretohet si njohje nga Republika e Bullgarisë të ekzistencës së “gjuhës maqedonase”.

Po ashtu duhet të sigurohet që fqinjësia e mirë të mbetet një kriter horizontal deri në fund të negociatave të anëtarësimit të Shkupit në BE dhe Komisioni Evropian do ta mbajë Këshillin të informuar rregullisht për zbatimin e tij.

Në të shkruhet se Komisioni Evropian do të monitorojë dhe do t’i raportojë Këshillit Evropian për mënyrën se si Maqedonia e Veriut respekton marrëveshjet.

Ai gjithashtu i imponon Shkupit një detyrim për të respektuar Traktatin e tij të Miqësisë të vitit 2017 me Sofjen.

/Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH