Showbiz

Rizoto me domate, një ndër 100 recetat e "Ditës së Nënës"

Shkruar nga Liberale
Rizoto me domate, një ndër 100 recetat e "Ditës së

Rizoto me domate është një ndër 100 recetat që Food.com i ka renditur për t'u përgatitur në "Ditën e Nënës".

"Dita e Nënës" është një festë për të nderuar nënën dhe amësinë, lidhjet e nënës dhe ndikimin e nënave në shoqëri.

Ajo festohet në ditë të ndryshme në shumë pjesë të botës.

Si ta përgatisni:

Ngrohni ujin në një tenxhere derisa të vlojë. Më pas shkrini gjalpin dhe vajin në një tigan të thellë ose një tenxhere mbi nxehtësinë mesatare.

Shtoni qepujkat dhe ziejini për 1-2 minuta, derisa të zbuten, por jo të marrin ngjyrë kafe dhe më pas shtoni hudhrën, orizin dhe përzieni me një lugë druri rreth 1 minutë.

Hidhni verën dhe përzieni derisa të përthithet plotësisht. Ndërkohë shtoni 1 lugë ujë të nxehtë dhe zjeni duke e trazuar derisa të përthithet uji.

Përsëriteni këtë veprim.

Pas 10 minutash shtoni domatet. Vazhdoni të shtoni ujin duke e përzier si më parë, derisa lëngu të jetë thithur dhe domatet dhe orizi. Më pas shtoni lëngun e mbetur, parmixhanon, borzilokun, kripën dhe piperin.

Përziejini mirë.

Hiqeni nga zjarri, mbulojeni dhe lëreni të pushojë për 2 minuta. Sipër i hidhni pak parminxhano përpara se ta servirni. /Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH