Aktualitet

Zgjedhjet për kreun e “Rithemelimit”, Tirana me pjesëmarrjen më të madhe

Shkruar nga Liberale

Pjesëmarrja në votime për kryetar të Partisë Demokratike të Shqipërisë deri në orën 13.00, sipas qarqeve, është 24 165 anëtarë.

Shifra u konfirmua nga Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale pranë Partisë Demokratike. Komisioni i përkohshëm është ngritur nga grupi i “Rithemelimit” të PD-së me iniciativë të Sali Berishës.

Sipas komisionit, procesi po vijon i qetë në të gjitha Qendrat e Votimit.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e PD të bëhen pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të PDSH me parimin “një anëtar një votë”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH