Seanca e sotme pleanare, ku u miratua projektbuxheti është shoqëruar me përplasje të forta mes opozitës dhe maxhorancës.
Ka qenë deputetët e Partisë Demokratike, të cilët kanë ndezur flakadanë të shumtë në sallë, ku një prej të cilëve ka shpërthyer në flakë.
Ndërkohë deputetët socialistë ngritën kartonët për të votuar të gjithë pikat e rendit të ditës. Pas kësaj situate, salla u boshatis dhe ministrat e deputetët u larguan menjëherë.