Aktualitet

Rithemelimi denoncon me emra: Policë që janë kthyer në banditë për t’i bllokuar opozitës çdo shteg në zgjedhje!

Shkruar nga Liberale
Rithemelimi denoncon me emra: Policë që janë kthyer në

Rithemelimi akuzon Policinë e Shtetit, se zyrtarë të saj, janë të përfshirë në blerjen e votave në favor të Partisë Socialiste në kuadër të fushatës elektorale të 14 majit.

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja Floriana Garo tha se në bashki të ndryshme të vendit janë shënuar incidente ku janë përfshirë persona të cilët sipas saj janë punonjës policie dhe të tjerë që kanë precedentë të theksuar penalë.

Garo denoncoi me emra persona të ndryshëm të cilët sipas saj në bashkinë e Pukës po kërcënojnë qytetarët të cilët e dinë se nuk do të votojnë për Partinë Socialiste. Ajo shtoi se përveç blerjes së votave, qytetarëve po u bëhet presion që mos të dalin të votojnë në 14 maj.

Floriana Garo  kërkoi ndërhyrjen e drejtorit të përgjithshëm të policisë, Muhamet Rrumbullaku, si dhe bëri thirrje që OSBE-ODIHR t'i raportojë në raportin final të gjitha këto shkelje.

Deklarata e Plotë e Garos:

Përpjekja për të frikësuar opozitën e vërtetë, duke përdorur Policinë, që thotë se është e shtetit, po i përket pushtetit, apo cdo mashë tjetër të qeverisë nuk na tremb, por na bën me dije se qeveria është e trembura, që nga dëshpërimi i humbjes kërkon shpëtim tek aktet e rrugacërisë.

Në Tiranë, Policia Bashkiake është dërguar për të mbyllur zyrat e degëve të Partisë Demokratike dhe koalicionit BashkëFitojmë. Banditë me uniformë, në shkelje të çdo kodi etik dhe elektoral kanë shkuar në zyrat e degëve 2 dhe 5, me urdhërin e mbylljes në dorë.

Përpjekja për t’i mbyllur opozitës cdo shteg komunikimi me zgjedhësit, pasi i grabitën vulën dhe i caktuan drejtuesin e koalicionit kundër vullnetit të anëtarëve, i bën të duken të vegjël dhe në panik nga vala popullore që u është kthyer kundra.

Banditë të tjerë i gjeni edhe në Cërrik. Tek një zyrtar i shtetit, shefi i Komisariatit qe përdhos cdo ditë uniformën, duke u shndërruar në shoqërues të kandidatit PS. Bedri Hasani, pa mandat, dhe në shkelje të ligjit bën kontrolle nëper lokale e shtepi të mbështetësve të opozitës.

Jo larg Cërrkiut, në Lushnjë, Policia Bashkiake ka shkuar në mënyrë demonstrative para selisë së PD me qëllim për të hequr banderolën elektorale.

Meqë vjen Rama nesër dhe meqë nuk e duron dot banderolën me sloganin e BashkëFitojmë, cubat e tij në Lushnjë duan që Rames të mos ja zërë sytë asgjë e pahijshme.

Faktin se e bëjnë për Ramën e ka dëshmuar vetë një prej policëve që u ka thënë përfaqësuesve të opozitës: hiqeni sot dhe mund ta vini sërish nesër.

Më alarmante gjendja është në Pukë, ku taborret e Gjon Gjonajt, në Polici dhe administrate, kanë filluar një fushatë të hapur kërcënimesh me qëllim trembjen e opozitarëve.

Zyrtare të Komisariatit te Policise Puke, dhe persona me precedentë kriminalë, qe kane mbeshtetjen e policisë, u bejnë presione nga me te ndryshmet qytetareve per te votuar Gjon Gjonin.

1-Fiqiri Dani, shefi i komisariatit Policise Pukë, thërret në zyrë qytetarët dhe vartësit e tij duke u bere presion mos të dalin të votojnë në të kundërt do kenë pasoja.

2-Imer Rexha, punonjes i policise së Rendit, shperndan para për blerje votash në Puke.

3-Ndue Jaku punonjes i policise Rrugore, shperndan para per blerje votash ne Gjegjan.

4-Sokol Frroku, shoferi i kryetarit të bashkise Puke, i sapodalë nga burgu me precedent penal lëviz i armatosur në qytet.

5-Besmir Selmani, me precedentë penal, i sapodalë nga burgu, lëviz i armatosur

6-Ed Ndoja, kontigjent policie, lëviz i armatosur

6-Zef Luka, me precedentë penal, i denuar, leviz ne zonen e Gjegjanit i armatosur

7-Lek Luka me precedentë penal, i denuar, leviz ne Gjegjan i armatosur

8-Ndue Luka, kryeplak i fshatit Gjegjan, me precedent kriminal, leviz ne Gjegjan i armatosur.

9-Gjin Gega, përgjegjës i OSHEE-se Fushë-Arrëz, kërcënon njerëz

10- Lul Mema, admistrator i Njësisë Rrape, shpërndan para për blerje votash

Keta persona, në bashkepunim, lëvizin të armatosur me makina pa targa në të gjitha akset e rrugeve te bashkisë Pukë, bllokojnë rrugët dhe ndalojnë qytetarë dhe përfaqesues te opozitës, duke mos i lënë të bëjnë fushatë.

Kush kundershton dhunohet fizikisht ose shoqerohet ne polici.

Policia është vënë në dijeni, por nuk merr asnje mase ndaj tyre, madje bashkepunon me ta.

Grupi i Gjegjanit ka në përdorim 12 radio policie dhe komunikojnë për levizjet dhe ndjekjet që i bejne çdo personi dhe përfaqesuesi të opozites kur hyn në zonën e tyre.

Koalicioni Bashkë Fitojmë i bën thirrje Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, që të tërheqë menjëhere policët e kthyer në banditë, nga Lushnja në Cërrik e deri në Pukë e më tej.

Përdhosja e uniformës është një akt i turpshëm për të gjithë trupën e policisë dhe profesionistët e saj.

I bëjmë thirrje Prokurorisë të nisë hetimet për këto shkelje flagrante të lirisë së shprehjes dhe dhunën që ushtrohet mbi këtë premisë.

I kërkojmë OSBE-ODHIR që ti marrë shënim të gjitha këto abuzime dhe t’i konsiderojë për raportin final të zgjedhjeve të 14 majit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH