Showbiz

Rita Petro: Ja pse juria e huaj votoi me pikë maksimale Elvanën

Shkruar nga Liberale
Rita Petro: Ja pse juria e huaj votoi me pikë maksimale Elvanën

Festivali i 58-të në RTSH u shoqëua me shumë polemika, sa i takon përzgjedhjes së këngës fituese.

Vendin e parë e mori Arilena Ara, ndërsa prej javësh ishte përfolur si fituese Elvana Gjata. Ndërsa faji i mbeti jurisë, e kryesisht dy anëtareve shqiptare të jurisë të cilat votuan me pak pikë Elvana Gjatën, ndërsa.

Në emisionin “Provokacija”, shkrimtarja Rita Petro, anëtarja e jurisë ka treguar se Elvana Gjata nuk ishte korrekte me tekstin, përveçse stonoi në natën finale.

"Janë munduar të bëjnë edhe rima. Por ata duhet të jenë shumë të kujdesshëm, pavarsisht se vota ime nuk duhet të ishte thjeshtë për tekstin thjeshtë zgjodha një këngë tjetër e cila mu duk më e plotësuar, por duhet të kenë kujdes. Kur fjalët bashkohen se aty është fjala “të tana” dhe shumë njerëz thonin “ca është kjo tana” kur e shkruan duhet ta skruash tamam. Edhe nëse e hedhin të tjerët këngëtari duhet të tregohet i kujdesshëm se unë e kam “me t’tana”.

Edhe një gabim që nuk e komunikon mendimin në sintaksë “t’i kam fal ty të tana ose “të jam fal ty me të tana”. Edhe në pjesën gramatikore ka dicka që nuk shkon. Duhet të gjejnë edhe një redaktor. Dihet që fjalët bashkohen me njëra-tjetrën. Elvana duhet të jetë shumë e lumtur që gjithë ata njerëz e pëlqejnë e durtrokasin dhe ngrihen në këmbë për të.

E di çfarë ndodhi, se juria e huaj i ka dhënë maksimale, dhe unë mendoj që mundet të ketë vlerësuar motivet orilentale dhe mendimi i saj për këngën shqiptare që ne kemi këto motive. Gjë që nuk e kemi menduar ne anëtarët e jurisë", tha ajo./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH