Pak ditë më parë, Rita Ora ka festuar ditëlindjen. Ylli shqiptar i muzikës zgjodhi ta festojë 32 vjetorin e saj të lindjes mes familjarëve dhe miqve.
Mediat e huaja raportojnë se ajo organizoi një darkë familjare në shtëpinë e saj të saporinovuar në Londër përpara se të shkonte në një koncert me motrën e saj.
“Për ditëlindjen e saj këtë vit ajo organizoi një darkë për familjen dhe miqtë e ngushtë në shtëpinë e saj përpara se të shkonte në një koncert me motrën e saj”, tha një burim për The Sun.
Artistja shqiptare nisi festimet për ditëlindje që në fillim të këtij muaji me një udhëtim luksoz në Alpet franceze.