Aktualitet

“Rita Ora, burim frymëzimi për të rinjtë në Shqipëri, Britani dhe në mbarë botën”

Shkruar nga Liberale

Ambasadori Alastair King-Smith iu bashkua yllit të muzikës botërore, Rita Ora dhe krye-bashkiakut, Erion Veliaj përpara koncertit të sotëm që kremton Tiranën si Kryeqytet Evropian të Rinisë, Javën Britanike dhe Njëqindvjetorin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona.

“Talenti i jashtëzakonshëm dhe suksesi i yllit shqiptaro-britanik Rita Ora është burim frymëzimi për të rinjtë në Shqipëri, Britani dhe në mbarë botën” thuhej në mesazhin e ambasadorit Britanik në Tiranë.

“Pres me padurim të shoh Rita Orën dhe të gjitha këngëtaret që do të ngjiten sonte në mbrëmje në skenën e Sheshit Skënderbej”, tha Alastair King-Smith.

Koncerti i këngëtares me famë botërore, Rita Ora, e lindur në Britani nga prindër shqiptarë, nis mbrëmjen e sotme në sheshin Skënderbej, në ora 20:00. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH