Kryesore

Risitë e CIT për vitin akademik 2021 – 2022

               Publikuar në : 10:38 - 13/10/21 liberale

Prof. dr. Sokol Abazi – Rektor i CIT

 Më lejoni të them që në fillim se, debati për vendin, rolin dhe rëndësinë e sektorit privat në përgjithësi dhe të CIT në veçanti, brenda tregut të arsimit të lartë, nuk është një debat që po zhvillohet vetëm në rrethet akademike, por shumë më gjerë: aktorëve të tjerë arsimorë, bizneset, bankat, korporatat, agjencitë e ndryshme qeveritare, apo joqeveritare, etj. CIT, pas 10 viteve përvojë, tashmë ka një vend të vlerësuar në sistemin e arsimit të lartë në vend dhe tregun e punës.  Nuk mendoj se kjo lidhet vetëm me një ofertë të mirëorientuar të universiteteve private, por duhet pranuar se, tashmë, programet e studimit që ofrojnë universitetet private, si dhe CIT në këtë rast, janë më të larmishme dhe më afër tregut të punës.  Ata nuk janë programe konjukturale, por janë më të kërkuarat dhe më të preferuarat, nisur nga kërkesat që ka tregu i punës.

Cilat janë risitë e CIT për vitin akademik 2021 – 2022?

Së pari, CIT vjen me një ofertë të re akademike për vitin akademik 2021 – 2022, me dy programe të reja studimi të licensuara nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, natyrisht në gjuhën angleze: Business Information Technology & Digital Marketing. Në total, CIT sot ka gjashtë programe studimi në Bachelor dhe nëntë programe studimi në Master i Shkencave. Kjo ofertë e re jo vetëm që është e mirëorientuar nga CIT, por është dhe një çështje që lidhet me tregun e punës dhe kërkesat e tij sot. CIT, si një kolegj privat universitar, është tashmë i aftë të orientojnë drejt kërkesat në tregun e arsimit të lartë në vend, pasi ne jemi të interesuar fort që të bëjnë diçka të tillë, sepse ne njohin shumë mirë vështirësitë më të cilat po përballemi, deformimet strukturore të tregut të punës dhe monopolin e universiteteve publike në disa drejtime,  Oferta e re synon tërheqjen e të rinjve drejt tregut rajonal, jo thjesht vetëm atë shqiptar.

Së dyti, në kuadër të ndërkombëtarizimit, i cili tashmë mbetet një prioritet i CIT në dekadën e ardhshme, gjë që është dhe në të njëjtën linjë me prioritetin e kryeministrit shqiptar, së fundmi, duke krijuar dhe Komitetin Ndërministrior për Koordinimin e Politikave të Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor, CIT dhe stafi i tij po intensifikojnë përpjëkjet për zgjerimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, jo vetëm në planin dypalësh, por dhe në kuadër të programit Erasmus Plus, me projekte dhe shkëmbime studentore dhe të stafit.  Avantazhi i institucionit tonë është se, ne kemi gjuhën angleze si gjuhë komanduese në të gjitha programet e studimit.  Po ashtu, po diskutojmë me IAL të tjera, publike dhe jopublike, për të krijuar konsorciume për aplikime të reja këtë tetor, kohë kur fillon dhe faza e aplikimit në kuadër të Erasmus Plus, më bashkëfinancim nga BE-ja.

CIT ka aktualisht 11 Marrëveshje Bashkëpunimi me universitete ndërkombëtare, 2 Marrëveshje Bashkëpunimi më organizata ndërkombëtare, pikërisht me UNICEF dhe GIZ, 7 Marrëveshje Bashkëpunimi me universitete shqiptare dhe qendra kërkimore studimi, 20 Marrëveshje Mobiliteti Erasmus, si dhe Mobilitetet në kuadër të CEEPUS.

Po ashtu, mjaft domethënëse është situata me stafin e brendshëm mësimdhënës në CIT: janë të punësuar si staf akademik, 4 të huaj, si lektorë të brendshëm, që vijnë nga universitete prestigjioze;  në Fakultetin Ekonomik janë 8 pedagogë që kanë studiuar jashtë vendit, të paktën një cikël studimi, në universitete të njohura, kurse në Fakultetin e Inxhinierisë janë gjithësej 9 pedagogë që kanë kryer studimet jashtë.

Tjetër, 5 pedagogë të brendshëm vijnë nga Rajoni ynë, që janë të angazhuar në mësimdhënie, kurse si Alumni (ish të diplomuar në CIT) aktualisht janë të punësuar me kohë të plotë 6 pedagogë të brendshëm.

Sa i takon studentëve tanë, janë gjithësej 11 të tillë, që, pasi kanë mbaruar studimet Bachelor në CIT, kanë vijuar studimet e tyre të ciklit të dytë, Master, në universitete të ndryshme evropiane dhe amerikane, duke shënuar mjaft sukses.

Së treti, prej afro dy vitesh, e gjithë bota po përballet me krizën e Pandemisë globale dhe në pikëpamjen time ajo ka shtrirë efektin e saj edhe në tregun e arsimit të lartë në vend, prandaj ndërkombëtarizimi dhe përdorimi dhe aksesi ndaj teknologjive virtuale, mbetet një tjetër sfidë e institucionit tonë, që po investojmë shumë, si një mjet për përshpejtimin e modernizimit të universitetit, duke krontribuar kështu për shoqërinë që ecen drejt dijes.  Ne jemi përpjekur që të përfshijmë teknologjitë virtuale, si dhe platformat on line, në kulturën akademike të universitetit, të stafit, administratës dhe studentëve, me qëllim që të rrisim cilësinë dhe nivelin e efiçiencës në mësimdhënie, përmës metodave ndërvepruese të të mësuarit , duke kontribuar kështu në rritjen e shprehive në ndërtimin e shoqërisë dixhitale në sistemin tonë arsimor.

Strategjia e shënjimit të ndërkombëtarizimit si prioritet të institucionit tonë, është shumë e gjallë. Mobiliteti, më studentë që vijnë në CIT dhe ikin nga CIT drejt një universiteti të huaj, po mendohet mirë, sikundër dhe pjesëmarrja në projekte të rritjes së kapaciteteve dhe koordinimit me IAL-të e tjera, brenda dhe jashtë vendit.

Një rëndësi më të madhe po u kushtojmë aspekteve të tjera të ndërkombëtarizimit, si, psh: ndërkombëtarizimi i kurrikulës – monitorimi, vlerësimi dhe mbështetja e tyre, ndërkombëtarizimi i procedurës, si, psh: Manaxhimi i Burimeve Njerëzore (HRM), Sigurimi i Cilësisë (QA) dhe Zhvillimi i Kërkimit (RD), pra ndërkombëtarizimi si pjesë e strategjisë më një perspektivë afatshkurtër dhe afatgjatë dhe një buxhetim të qartë të këtij procesi.

 Së katërti, reformimi i programeve dhe planet mësimore (silabuset) është një tjetër hap i rëndësishëm. ku jemi përpjekur të përfshijmë lëndë, jo thjesht të formimit/mendimit teorik, por të atilla që të mësojnë studentët të përpunojnë metodologji dhe modele për punën shkencore, brenda ose jashtë CIT-it, që pastaj këta studentë të diplomuar të kërkohen nga ekipe kërkimi për platforma studimesh, përpunim pyetësorësh, sondazhe, modele statistikore, si dhe të bëjnë këshillime tëknike e shkencore për operatorë jashtë CIT-it, në industri të ndryshme dhe/apo korporata të biznesit. Pra, kemi konceptuar plane mësimore të argumentuara dhe që të shkojmë në drejtimin e duhur.

Po ashtu, po mendojmë të krijojmë Bordet e Tregut të Punës pranë Departamenteve, ku kemi identifikuar punëdhënësit më të mëdhenj dhe më të rëndësishmit në vend, për të dyja Fakultetet, kryesisht në kryeqytet, për studentët e ciklit të parë dhe të dytë të studimeve. Ish të diplomuarit e CIT, që janë punësuar tashme kudo do të jenë pjesë e këtyre Bordeve, si dhe përfaqësues të tjerë të njohur të biznesit.

Tjetër, ne po punojmë nga afër me bizneset dhe industrinë, për të nxitur bashkëpunimin me to, duke organizuar Ditë të Hapura, zhvillime të produkteve të përbashkëta dhe udhëheqje shkencore të tezave të studentëve, sidomos të ciklit të dytë të studimeve, si dhe zhvillimin e kapaciteteve për kërkime të përbashkëta dhe ide innovative, me mbështetjen e teknologjive virtuale, duke bërë të mundur pajisjen e studentëve me kompetenca të përdorimit dhe të aksesit ndaj software-ve të avancuara, mjeteve dhe platformave on line.  Kjo natyrisht na çon, pashmangshmërisht, edhe drejt rritjes së ndërveprimit midis pedagogëve dhe studentëve.

Së pesti, një pikë tjetër e fortë e CIT, është staf i ri i rekrutuar, që përballojnë sfidat e mësimdhënies bashkëkohore, qoftë dhe në formën hibride, on line dhe në auditor, për të qenë sa më afër studentit, si një “klient i sofistikuar”, me trainime dhe rritje kapacitetesh, në drejtim të mësimdhënies, komunikimit më studentët, kolegët dhe të tretët, si dhe në aspekte pedagogjike.  Ne nxisim stafin tonë të marrin pjesë në debate publike, në emër të disa reformave të rëndësishme dhe të domosdoshme në vend, si dhe kualifikimin e tyre, me grada Shkencore dhe tituj akademikë.  /Gazeta Liberale

 

 

 

 

 


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back