Globi

Rishfaqet murtaja në Kinë, izolohet një fshat

Shkruar nga Liberale
Rishfaqet murtaja në Kinë, izolohet një fshat

Murtaja ka qenë ndër shekuj makthi i njerëzimit. E zhdukur gjatë shekullit të XX, ajo ësht rishfaqur sërish në disa rajone të SHBA apo Azisë.

Pak ditë më parë autoritetet e rajonit kinez të Mongolisë, në kufi me shtetin që mban të njëjtin emër, kanë izoluar një fshat të tërë pas vdekjes të një personi pikërisht nga sëmundja vdekjeprurëse.

Testimet e deritanishme në fshatin e quajtur Suji Xincun kanë dhënë përgjigje negative, por autoritetet vijojnë të hetojnë, nga momenti që zona ka një historik të afërt me sëmundjen.

Muajin e kaluar në të njëjtën zonë disa lokalitete turistike ishin mbyllur pas konfirmimit të një rasti tjetër, dhe perimetri i një zone të tërë ishte rrethuar, ndërkohë që në nëntorin e kaluar u regjistruan disa raste të tjera të shkaktuara nga ngrënia e disa brejtësve, siç është rasti i lepujve të egjër, që ishin konsumuar pa u pjekur mirë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH