Aktualitet

Rinis legalizimi në jug, Lame: Operacioni më i madh kadastral

Shkruar nga Liberale
Rinis legalizimi në jug, Lame: Operacioni më i madh kadastral

Kreu i Agjencisë së Kadastrës, Artan Lame tha se ka rinisur procesi i regjistrimi të pronave në bregdetin e jugut. Sipas tij, ky proces do të trajtojë mbi 16 mijë pasuri private si dhe mbi 5 mijë pasuri shtetërore, ndërsa pritet t’i japë fund konfliktit me pronat në këtë zonë.

Lame tha më tej se legalizimi do të krijojë mundësi të mëdha për investime të ligjshme në bregdet.

“Regjistrimi i pronës në jug është operacioni më i madh kadastral i ndërmarrë nga shteti shqiptar në këtë zonë. Ky proces do të trajtojë mbi 16 000 pasuri private, shtëpi të vjetra tradicionale, objekte të privatizuara etj. Do të trajtohen edhe mbi 5000 pasuri shtetërore. Pas përmbylljes së këtij procesi që do të zgjasë disa muaj, në bregdetin e jugut do të krijohet mundësia për investime të ligjshme, që nga pronari që kërkon të hapë disa dhoma për turistët te shtëpia e tij, deri te hotelet e mëdha”, tha Lame.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH