Aktualitet

Rinis aplikimi i dozave të dyta me Sinovac

Shkruar nga Liberale
Rinis aplikimi i dozave të dyta me Sinovac

Interesi për vaksinën anti-Covid vijon të jetë i lartë këtu në sheshin “Skënderbej”. Aktualisht po operohet me injektimin e dozës së parë me vaksinën Astra Zeneca ndërkohë paralelisht po në të njëjtin vend po injektohet dhe doza e dytë e vaksinës kineze.

60 mije doza të vaksinës Coronavac janë shpërndarë në të gjithë vendin për t’u ofruar qytetarëve dozën e dyte të vaksinës, e cila ishte shtyrë me disa dite për shkak të mungesës.

Deri me tani në të gjithë vendin janë aplikuar më shumë se 480 mijë doza të vaksinës kineze, prej të cilave mbi 100 mijë kanë marrë dy doza.

Procesi i vaksinimit në vend vijon në të gjitha pikat e ngritura me disa lloje vaksinash.

Që prej nisjes së procesit të vaksinimit anti-Covid në Janar deri tani janë injektuar mbi 716 mijë vaksina të llojeve të ndryshme, tek të moshuarit, mjekët, mësuesit, gazetarët, punonjësit e hoteleri turizmit, fasoneritë, si dhe të sëmurët kronikë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH