Showbiz

Rindizet sherri mes Leonora Jakupit dhe Nora Istrefit

Shkruar nga Liberale
Rindizet sherri mes Leonora Jakupit dhe Nora Istrefit

Gjatë sfilatës se Valdrin Sahitit mbeti jashtë fokusit i një tjetër marrëdhënie mes Noera Istrefi dhe Leonora Jakupit, dy ish-mikesha që duket se me praninë e tyre në këtë event kanë vënë jo pak në siklet miqtë e afërt. Dikur mikesha të ngushta, prej vitesh tashmë dy këngëtaret nuk flasin më.

Shkak për debatin mes tyre është bërë pikërisht kënga “Sa t’kom dasht”. Pak kohë më parë, Leonora foli publikisht për atë çfarë kishte ndodhur mes tyre. Leonora Jakupi tha te “Shiko kush luan” se Nora Istrefi duhet t’i kërkojë falje. Leonora Jakupi u pyet mbi një personazh të njohur shqiptar, me të cilin nuk do të fliste kurrë. Ajo hezitoi në një moment, por më vonë përmendi Nora Istrefin.

Leonora u shpreh se “është njeri që nuk mban inate”, por për momentin nuk do t’i fliste Nora Istrefit. “Nora duhet të kërkojë falje për çfarë ka bërë”, ka thënë Leonora.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH