Aktualitet

Rindërtimi/ Rama: Do transformojmë Tiranën dhe Durrësin

               Publikuar në : 12:44 - 07/07/20 liberale

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së mbajtur në prezantimin e projektit të Kombinatit, fillimisht foli për rindërtimin që po iu bëhen zonave që janë prekur nga tërmeti, ndërsa më pas tha se do të ketë po ashtu një transformim edhe të Tiranës dhe të Durrësit.

“Ky rast na bën që të ndërhyjmë edhe në Tiranë dhe Durrës. Për Kombinatin, do ta bëjmë atë një qendër që do të jetë vërtetë qendër atraktive. Do të nisim ndërtimin e shtëpive të para individuale. Së shpejti nis rindërtimi edhe në Bashkinë e Tiranës. Shumë shkolla do të hapen për vitin e ri akademik me standarde të reja. Po bëjmë gjithcka që mundemi. Sidoqoftë, duhet durim. Të gjitha 3D që ne ekspozojmë janë pjesë e projekteve. Uroj që sa më shpejt t’ju japim jetë këtyre projekteve të mëdha”, deklaroi Rama. /Gazeta Liberale

Tags: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back