Aktualitet

"Rindërtimi nuk ndalet”, Rama: Ky mandat na përmbysi planet!

Shkruar nga Liberale
"Rindërtimi nuk ndalet”, Rama: Ky mandat na përmbysi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka prezantuar programin ”Rindërtimi nuk ndalet” duke e nisur fjalën e tij me një rezyme të mandatit të fundit.

Rama thotë se nuk janë saktësisht 8 vite qeverisje, pasi ky mandat ishte i jashtëzakonshëm prej dy sfidave, rindërtimit dhe pandemisë.

Kryeministri thekson se pas tërmetit, mori rrugën dhe me dëshirën më të madhe dhe vullnetin më të fortë bëry lypsin.

Ai shton se për një gjë është realisht i qetë nga e gjithë kjo, pasi shqiptarët të cilët përjetuan tërmetin nuk u lanë asnjë ditë nën qiell të hapur.

"Sot kur ne jemi në rrugën drejt 25 prillit dhe shumëkush flet për vite unë dëshiroj të bëj një korrigjim.

Me thonjëza apo pa thonjëza. Nuk janë ende 8 vite. Sepse ne kemi hyrë në zyrë në gjysmën e dytë të shtatorit, të vitit 2013, por jo vetëm kaq. Ky mandat ka qenë mandati i jashtëzakonshëm i një qeveri shqiptare, pasi u thye në mes. U thye nga tërmeti dhe pandemia.

U thye duke përmbysur planet tona. GJithë kalendarët e punës, prioritetet dhe duke e kthyer vëmendjen në dy drejtime që na kanë vënë përballë dy sfida të jashtëzakonshme.

E them pa modesti, dy goditje që do kishin rrëzuar përtokë një elefant e jo më një qeveri të Shqipërisë me fuqitë dhe mjetet e kufizuara që ka. Dy sfida që askush tjetër ju i njihni, i dini, se cilët janë të tjerët. Nuk do të mund t’i përballonte, me forcën, vullnetin dhe dinjitetin që po i përballojmë ne. PS në qeverisjen e këtij vendi. Realisht kur jam përgjigjur i nxjerr dhe nga dheu, pyetjes së bërë nga një gazetar ku do i gjesh paratë për këto plagë. Mendja nuk arrinte dot t’i mbështesë këto argumente.

Fjalë të thëna nga pasioni, ambicia dhe bara e jashtëzakonshme e detyrimit për ata mijëra njerëz të mbetur pastrehë në ato minuta. Faktikisht kam marrë rrugën dhe kam bërë me dëshirën më të madhe dhe me vullnetin më të fortë lypsin. Kudo ku kam mundur, duke trokitur në të gjitha dyert e mundshme, nga perëndimi deri poshtë në Lindjen e Mesme.

Ju e dini si vazhdoi historia. Arritëm një mbështetje rekord nga donatorët. Na dha frymë, nga dha energji, bindjen e forcën se do ja dilnim. Në territor, për të bërë verifikimet, riverifikimet Një punë e jashtëzakonshme në kushte të jashtëzakonshme. Një punë për të cilën unë jaëm realisht i qetë, asnjë ditë nuk mbetën nën qiellin e hapur.”- tha Rama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH