Aktualitet

Rindërtimi/ Ahmetaj: Përfundojmë punën në shtatorin e 2022-it

Shkruar nga Liberale
Rindërtimi/ Ahmetaj: Përfundojmë punën në shtatorin e

Qeveria shqiptare ka miratuar një fond prej 30 milionë dollarësh për rindërtimin pas tërmetit. Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar për mediat se punimet në këtë aspekt do të përfundojnë deri në muajin shtator të vitit 2022.

Një tjetër vendim i marrë nga Këshilli i Ministrave, është miratimi i një fondi prej 25.8 mln eurosh në formën e borxheve dhe granteve për rikonstruktimin e godinave të universiteteve. Kjo vjen si pasojë e një marrëveshje të nënshkruar me qeverinë gjermane.

“Sot i kaluam fondit të zhvillimit rreth 30 mln dollarë për të vazhduar punën në terren. Të mbarojmë punën në shtatorin e 2022. Në lagjen 4 dhe 8 në Tiranë , u hapet rruga punimeve me shpejtësi, pas shpronësimit me këmbim. Një vendim tjetër në kuadër të rindërtimit, në zonën 5 Maji ku i hapet rruga punimeve me shpejtësi, shpronësimet me këmbim. Do vijojë puna me 2-3 turne. Në të njëjtën kohë, dua të ndaj me qytetarët, studentët kaluam tre marrëveshje me qeverinë gjermane, brenda paktit të universitetit, 20 milionë euro hua dhe 5.8 mln euro grante për rikonstruktimin e godinave të universiteteve” ,– tha Ahmetaj.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH