1

Rikthimi i Shtetit dhe kronika e një revolucioni të heshtur

               Publikuar në : 15:06 - 26/03/20 liberale

Florian Çullhaj, PhD

ThedaSkocpol në esen e saj, Bringing the StateBack In: StrategiesofAnalysis in CurrentResearch, parashtronidenë senë qendër të analizëspolitikepërqasjetpluraliste dhe strukturalizmin-funksional, Shtetikonsiderohet një koncept obsolet i shoqëruar nga studimetëthata me karakter juridiko-formalist.Ndër vite, roli iShtetit ështëparë kryesisht si një arenë brenda së cilës interesatekonomike, grupetapolëvizjet shoqërore normative përplasen ose krijojnëaleanca me njëri-tjetrin për të formuar politikapublike.Ky fenomen,pasqyrohet nëstudime tëpërqendrua kryesishtteinputet sociale të Shtetit dheefektet konkrete të outputevetë tij. Sipasautores, rolii Shtetit nuk është marrëshumë seriozisht si një aktor i pavarur, sinjësi analize dhe në studimet krahasuese, dallimetstrukturoretë shtetevekonsiderohen më pak të rëndësishme sesafunksionete tyre të përgjithshme.

Sot, në pjesën më të madhe të botëspo zhvillohet një revolucion i heshturi udhëhequr një virus, i cili po arrin sukses falë shkallës së lartëtëpërhapjes. Përpasojë, qeveritë po detyrohen të ndalojnë prodhimin dhe lëvizjen e njerëzve dhe të mallrave, duke e bërë tëpadobishëm lëvizjen e vetë kapitalit. Pra, po ndërhyjnë në ekonomi. I vetmi që po i reziston këtij presioni është DonaldTrump, por edhe ai nuk parashikohet sesa mund t’i rezistojëgjatë këtij presioni.

Ajo që edallon Covid-19-ën nga patologjitë e tjera, është pikërisht shkalla e lartëe infektueshmërisëe cila përcaktonkufijtë e lëvizjes sonë. Por, që kapitali financiar tëlulëzojë ai patjetërduhet të jetë në lëvizje. Një kapital statik është një kapital i padobishëm, i cili nuk mund tëarrijë vetë-përmbushjepërveçse brenda një periudhe të shkurtër dhe me tendenca stanjacioni.

Për këto arsye, Covid-19-ta povë nën kontroll akumulimin e fitimit në shkallëglobale të kapitalizmitfinanciar. Në këtëfazë, elementi i lëvizshmërisë së faktorëve prodhues dhe i vetë kapitalit është ngritur në nivelinmë të lartë. Sot, prodhohet duke ifragmentuarproceset në të gjithë globin, në kërkim të marzheve sa mëlarta të fitimit, investimet e rejanuk kryhen me të njëjtën frekuencë dhe kapitali i akumuluar“investohet”kryesisht në spekulime financiare në bursë.

Në anën tjetër, ngrirja e transportit dhe e prodhimit,e domosdoshme përparandalimin e përhapjessë virusit,kërkon masa të rejanë planin ekonomik, shëndetësor dhe atë të rendit publik. Gjegjësisht, aktorii vetëm që mundt’i menaxhojë këto masa,ështëShteti. Kjo nënkupton daljen nga një narrativë asfiksuese dhe e njëanshme që zgjat prej tridhjetë vjetësh, e cila pretendon përpakthyeshmërinëe njëekonomie globale të financiarizuar.Situata e sotshme shfaqi anën e errët të kësaj forme ekonomie,e cila ështëkapriçoze dhee pakontrollueshme, nuk prodhon të mira,minimizon autoritetin e Shtetitdhe rolin politik të shtresës së mesme. Me zhvillimet e fundit, lavjerrësi i historisë bashkëkohore është kthyer në anën e Shtetit, kjo është një arritje e pakthyeshme, nëse me këtë nënkuptojmë të paktën fazën tjetër historike të dekadave që do pasojnë. Ky është rezultati i revolucionit të heshtur që poudhëhiqetnga Covid-19-ta. E kush mund ta mendonte!

Sidoqoftë, është e nevojshme t’i kushtohet vëmendje e madhe pasojave negative të këtij revolucioni.Për shkak të entuziazmit për rikthimin e papritur të Shtetitsi njësi analize, duhet të jemi të matur se suksesii tij mbetet ende për t’u parë. Kjopasi nuk ka njëentitettë organizuar që të orientojë këto zhvillime,ato mbeten në kontigjencat e një virusi;fenomen icili do të implikojënjëridimensonimtë shpejtë politik, në dëm të shtresave shoqërore. Kjo është më se e qartë tashmë, sepse emergjenca aktualeka sjellënevojën për reforma dhe praktikat politiko-legjislative që në pjesënmë të madhe janë jashtësferës kushtetuese.

Së brendshmi, ne si shqiptarëkuptuam që liberalizimi dhe privatizimi i veprimtarive strategjike nëpërmjet PPP-ve, nuk çoi as në përmirësimin e cilësisë së kujdesit shëndetësor dhe as nuk qe e mundurqë ky mekanizëm t’ipërgjigjejnevojavetë sistemit. Në këtomomente po kuptojmë se shpenzimetshëndetësore të marra prejbuxhetittë shtetit,janë shpenzimeme karakter tëpakompesueshëm, pra janëshpenzime tëdomosdoshme që lidhen me garancitë e të drejtave bazëtë mishëruara në Kushtetë. Me fjalë të tjera, investimetnë shëndetësi nuk duhen parësi shpenzime tëçfarëdoshme me natyrë të pastër ekonomike, kosto-përfitim.Sepse,një zgjedhje e tillë na u kthye kundër si në rastin konkret, duke imponuar shpenzimetë tjera buxhetoreedhe më tëmëdha.

Si përfundim, historia është kontradiktore dhe po kështu janë revolucionet, veçanërisht nëse udhëhiqen nga një virus dhe jo nga një popull i organizuar. Kjo është arsyeja se roli i Shtetitduhet të rikthehet edhe njëherë si një aktor politik autonom në interes të përbashkët.Mosvepriminën këtë drejtim,do të thotë të pranosh që krizae Covid-19-ës të menaxhohet edhe këtë herënga kapitali financiar, i cili ka interesa të përveçëm./Gazeta Liberale

 

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back