Globi

"Rikthen në jetë fëmijë të vdekur", nëna terrorizohet kur shikon në TikTok vrasjen e të birit 2-vjeçar

Shkruar nga Liberale
Nëna e James Bulger, një djali dy vjeçar nga Liverpooli, Angli, i cili ishte viktimë e një vrasjeje të tmerrshme në vitin 1993, e ka quajtur "të pështirë" një video TikTok të krijuar nga AI të djalit të saj dhe që përshkruan vrasjen e tij. Duke folur për gazetën "Mirror", Denise Fergus shprehu zemërimin e saj ndaj krijuesve të klipit “të neveritshëm” i cili “rikthen në jetë një fëmijë të vdekur” me synimin për të marrë pëlqime dhe shikime. James Bulger i vogël u rrëmbye, u torturua dhe u vra në shkurt 1993 nga dy djem dhjetë vjeçarë, Robert Thompson dhe John Venables. Sot, 3 dekada pas krimit të tmerrshëm që tronditi opinionin publik, në platformën kineze u publikua një video e inteligjencës artificiale që tregon djalin e vogël duke folur për atë që i ndodhi, duke zemëruar dhe lënduar thellë prindërit e tij. Fatkeqësisht kjo video nuk është e vetmja në llojin e saj. Sipas "Daily Mail", krijues të tjerë në TikTok kanë krijuar gjithashtu video të fëmijëve të zhdukur ose të vrarë, si pjesë e një trendi të quajtur "pornografi trauma". Klipe të ngjashme ekzistojnë për Madeleine McCann dhe fëmijë të tjerë që kanë qenë viktima të rrëmbimeve ose krimeve të tmerrshme. “Është ndryshe që dikush të tregojë historinë e tij, nuk e kam problem këtë. Përveç kësaj, të gjithë e dinë se çfarë ndodhi me James. Por të tregosh një fëmijë të vdekur me fytyrën e tij duke folur për atë që i ndodhi është absolutisht e neveritshme. Ju e ktheni në jetë këtë fëmijë. Është gabim”, tha nëna e djalit të vdekur për "Mirror". Siç shpjegoi ajo, kur ekzistenca e videos u ra në sy, bashkëshorti i saj i kërkoi një producenti në Filipine që ta hiqte videon nga platforma. Përgjigja që mori ishte kjo: “Qëllimi ynë nuk ishte të ofendonim askënd. Arsyeja që po bëjmë këto video është që të sigurohemi që incidente të tilla të mos i ndodhin më askujt." Producenti shtoi se videot e kësaj natyre ndihmojnë në rritjen e ndërgjegjësimit të publikut dhe u bëri thirrje njerëzve që të vazhdojnë të mbështesin faqen e tij. Familja e djalit është përpjekur të kontaktojë me TikTok për të hequr videon, por deri më tani nuk ka marrë përgjigje. Më 12 shkurt 1993, Thompson dhe Venables planifikuan rrëmbimin e James Bulger, të cilin e rrëmbyen nga një qendër tregtare ndërsa nëna e tij ishte e hutuar. Pasi e rrëzuan fëmijën duke i plagosur në kokë, e morën me vete dhe e çuan në lokacione të ndryshme në Liverpool. Në orët në vijim, ata i bënë një sërë torturash, duke i hedhur bojë në sy, duke e goditur me shkelma dhe me këmbë, duke i hedhur tulla dhe duke i futur bateritë në gojë. Më në fund, ata e lanë trupin e tij në shina hekurudhore, ku një tren që kalonte e preu në dysh. “Çelësi” për zbardhjen e krimit ka qenë dëshmia e një gruaje që ka njohur Venables dhe pamjet nga kamerat e sigurisë që konfirmojnë përfshirjen e djemve në krim. Thomson dhe Venables u bënë vrasësit më të rinj të dënuar në historinë moderne britanike./Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH