Gazetarja Cheng Lei është rikthyer në Australi pasi u ndalua 3 vite më parë në Kinë. Lajmi u bë i ditur nga kryeministri i Australisë Anthony Albanese, i cili njoftoi lirimin e saj, duke thënë: “Ajo u prit në aeroport nga ministrja e Jashtme Penny Wong."
Kujtojmë se Cheng Lei ishte duke punuar si reportere për stacionin televiziv shtetëror kinez në gjuhën angleze CGTN kur u arrestua më 13 gusht 2020.
Ajo u akuzua për aktivitete që rrezikojnë sigurinë kombëtare. Akuzat ndaj saj nuk u bënë kurrë publike dhe ajo nuk u dënua kurrë. Albanese ka thënë se ajo tashmë është ribashkuar me dy fëmijët e saj në Melburn.