Aktualitet

Rikthehet izolimi në Greqi: "800 euro për secilin që humbet punën"

Shkruar nga Liberale
Rikthehet izolimi në Greqi: "800 euro për secilin që humbet

Kyriakos Mitsotakis, kryeministri grek, ka informuar rreth izolomit të dytë që do të jetë në fuqi duke nisur që nga e shtuna e kësaj fundjave.

Mitsotakis deklaroi se izolimi do të zgjasë deri me 30 nëntor, pra 3 javë fillimisht, por që mund të ndryshojë bazuar në rrethanat e situatës. Kryeministri i Greqisë sqaroi se ky izolim do të jetë i ngjashëm me atë të muajit mars, por me disa ndryshime sicc janë mbajtja hapur e strukturave shëndetësore, farmacive, pikave të karburanteve, kopshteve, shkollave fillore dhe institucioneve edukuese të veçanta, ndërsa shkollat e mesme dhe të larta vijojnë mësim online.

Përpos kësaj Mitsotakis ka njoftuar dhe masat ekonomike të ndërmarra, ku u informua  se ajo pjesë e popullsisë që është e papunë prej një kohe të gjatë do të ndihmohet deri në dhjetor me pagë 534 euro, ndërsa ata që dalin të papunë këtë muaj për shkak të izolimit, me nga 800 euro secili.

Pritet që paketa ekonomike të ndihmojë fillimisht 130 mijë qytetarë grekë të papunë./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH