Aktualitet

Rikthehet energjia në Valbonën turistike pas 3 javësh

Shkruar nga Liberale
Rikthehet energjia në Valbonën turistike pas 3 javësh

Pas gati tre javë mungesë, rikthehet energjia elektrike në Valbonën turistike. Thyerja dhe dalja jashtë përdorimit e 20 shtyllave elektrike dhe dëmtimi i mbi 30 traversave, sipas OSHEE ishte shkaku i mungesës së gjatë të energjisë në zonën e Valbonës.

Prej datës 24 dhjetor, banorët ishin pa drita e për rrjedhojë kjo u reflektua edhe në mungesën e turizmit në këtë zonë të preferuar, sidomos gjatë dimrit.

Tashmë Valbona ndriçon dhe është gati të presë turistët këtë fundjavë të mbuluar me borë. Mungesa e energjisë bëri që bujtinat në kulmin e sezonit turistik të vuajnë një tjetër bllokim të ngjashëm me atë të periudhës së izolimit nga pandemia në periudhën e pranverës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH