Aktualitet

Rikthehen dëbora në juglindje, probleme në disa akse rrugore

               Publikuar në : 18:23 - 23/01/21 liberale

Rikthehen reshjet e borës në juglindje të vendit, kryesisht në zonat malore. Probleme paraqiten në aksin rrugor Boboshticë-Dardhë, aty ku trashësia ka shkuar deri në 10 cm.

Probleme ka dhe në aksin rrugor Vithkuq-Shtyllë dhe Voskopojë-Lekas. Trashësia e borës në Voskopojë ka shkuar deri 10 cm, por nuk paraqiten probleme në rrugën që lidh fshatin turistik me qytetin e Korçës.

Në disa fshatra të zonave malore ka probleme të furnizimit me energji elektrike. Policia këshillon drejtuesit e mjeteve të mos lëvizin në fshatrat turistikë të Dardhës e Voskopojës pa qenë të pajisur me zinxhirë.

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back