Aktualitet

Rikonstruktohet Mësonjëtorja e Parë Shqipe në Korçë

               Publikuar në : 23:05 - 01/08/19 LP

Muzeu Kombëtar i Arsimit, i njohur si Mësonjëtorja e Parë Shqipe në Korçë shumë shpejt do të restaurohet.

Qeveria ka akorduar fondin e posaçëm për restaurimin e godinës, e cila jo vetem do të restaurohet por dhe do të rikonceptohet dhe pjesa e muzealizimit të brendshëm.

Sipas drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kombëtare, Gjergji Koki restaurimi është detyrim institucional por edhe një detyrim ndaj historisë, Korçës dhe Kombit.

Muzeu i Mësonjtores së parë Shqipe në Korçë, i amortizuar si ndërtesë  nga mungesa e restaurimit, u mbyll për vizitorët pas tërmetit të 1 qershorit. Çarja e mureve dhe rreziku që godina dy katëshe historike paraqiti pas tërmetit, e bëri edhe më të domosdoshme ndërhyrjen për restaurimin e plotë të saj./Gazeta Liberale

(Visited 64 times, 1 visits today)

Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *