Aktualitet

Rifillon prishja e banesave në Velipojë, përplasje me banorët

Shkruar nga Liberale
Rifillon prishja e banesave në Velipojë, përplasje me

Që prej ditës së djeshme ka nisur një aksion masiv në Velipojë për pastrimin e vijës bregdetare nga ndërtimet pa leje. Aksioni ka nisur dje, ndërsa sot situata është rënduar dhe është dashur që në bregdet krahas forcave të policisë të mbërrijnë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Aksioni është ndërprerë për disa orë, pasi kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi ka kërkuar urdhrin për prishjen e ndërtimeve. Rikthimi i IKMT-së për të çuar deri në fund operacionin ka sjellë edhe përplasje me banorët. Qytetarët janë shpërndarë me gaz lotsjellës.

Pronari i një biznesi i ka bërë thirrje qeverisë që të rishikojnë vendimet për prishjen e bizneseve të tyre sepse ajo është puna e 30 viteve dhe ata nuk janë serbë që të trajtohen në atë mënyrë.

“Ju që keni ardhur këtu kishit shkuar me kapur drogën. Ju shkoni te drogë jo te mundi dhe të djersa. Kemi punuar për 30 vite dhe nuk mund të na e prishni për pesë minuta. Ne nuk jemi serbë. Jemi shqiptarë, jemi velipojanë, na janë bërë duart gjak”, tha pronari i një prej subjekteve.

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1146535,1146534,1146536,1146530,1146537,1146529"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH