Aktualitet

Riatdhesohen 70 qytetarë të BE që ishin bllokuar te ne, reagon Soreca

Shkruar nga Liberale
Riatdhesohen 70 qytetarë të BE që ishin bllokuar te ne, reagon

Shqipëria ka riatdhesuar 70 qytetarë nga vende të Bashkimit Europian, të cilët kishin mbetur në shtetin tonë, pasi shpërtheu koronavirusi.

Ndërkohë, ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca ka falenderuar qeverinë shqiptare për mbështetjen.

"Faleminderit qeverisë së Shqipërisë, për mbështetjen konkrete në riatdhesimin e 70 shtetasve të Bashkimit Europian, që ishin bllokuar në Shqipëri, për shkak të Covid-19.

Ky është tjetër shembull konkret i solidaritetit të qeverisë së Shqipërisë në këtë kohë të vështirë", shkruan Soreca. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH