Aktualitet

Riaktivizohen vatrat e zjarrit në Maliq, era favorizon flakët

Shkruar nga Liberale
Riaktivizohen vatrat e zjarrit në Maliq, era favorizon flakët

Këtë të diel janë riaktivizuar vatrat e zjarrit në zonën torfike të fushës së Maliqit. Raporton se zjarri ka përfshirë rreth 70 hektarë kashtë, grurë i korrur.

Tre mjete të shërbimit zjarrfikës të Bashkisë së Maliqit janë në terren për të izoluar flakët e zjarrit që të mos përhapen më tej në sipërfaqet ku gruri është korrur.

Gjithashtu, jozyrtarisht raportohet se shkak janë bërë temperaturat e larta që kanë ndikuar në ndezjen e zonës torfike duke përfshirë kështu një sipërfaqe kaq të madhe.

Zjarrfikësit e kanë tejet të vështirë për të punuar në një terren të tillë edhe për shkak të vështirësisë që sjell era. Sipas banorëve, një zjarr i tillë në  fushën e Maliqit nuk është parë herët e tjera.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH