Aktualitet

Rezoluta për ndikimin rus, Bushati kundër qeverisë: Të mos lëmë nam

Shkruar nga Liberale
Rezoluta për ndikimin rus, Bushati kundër qeverisë: Të mos

Rezoluta kundër ndikimit rus në proceset zgjedhore në Shqipëri ka shkaktuar debate në Komisionin Parlamentar për Politikën e Jashtme.

Përveç deputetes RudinaHajdari, kundër kësaj nisme të Taulant Ballës, ka dalë edhe ish ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.

Ai tha se qeveria ka një sërë institucionesh që merren pikërisht me këtë çështje dhe një sërë strategjish të miratuara për sigurinë kombëtare, për sigurinë dixhitale, dhe është pjesë e strategjisë së Shqipërisë si anëtare e NATO-s dhe nuk është e nevojshme që në këtë “luftë” të përfshihet edhe Kuvendi përmes kësaj rezolute.

“Duhet të kemi një dokument të certifikuar nga qeveria shqiptare për trajtimin e informacionit të klasifikuar. Duhet të kemi një informacion se cilat janë vendet e Ballkanit Perëndimor që e kanë marrë një nismë të tillë dhe pse na shtyn ne që ta marrim një nismë të tillë? Unë i kam bërë kërkimet e mia dhe nuk më rezulton që vendet e tjera e kanë një rezolutë të tillë. Ne së shpejti do të jemi pjesë e trojkës së OSBE dhe duhet të dimë nëse dy shtetet e tjera Sllovakia dhe Italia, si vende të OSBE e kanë një dokument të tillë. Nëse i referoheni rezolutës së Parlamentit Europian ata citojnë mbi 20 dokumente në atë rezolutë. Këtu te ne mungojnë citimet.

Të mos lemë nam, sepse juristët do të qeshin me ne. Rezoluta që në fillim të saj është formuluar keq. Por ajo që më shqetëson është fakti se a është kjo rezolutë në përputhje me strategjinë kombëtare të sigurisë së Shqipërisë që është dokumenti bazë për sigurinë, i votuar në vitin 2014? Në rezolutë nuk thuhet se sa është në përputhje kjo rezolutë me dokumentin për sigurinë strategjike, me axhendën dixhitale të Shqipërisë dhe më një sërë dokumentesh të tjera për të cilat qeveria shqiptare ka përgjegjësi. Vetë fakti që jemi anëtarë të NATO-s na bën të jemi alert për këtë çështje, pra për ndikimet në proceset zgjedhore”, u shpreh Bushati./Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH