Aktualitet

Rezoluta për ndërhyrjet e huaja, ja çfarë propozon Bushati

Shkruar nga Liberale
Rezoluta për ndërhyrjet e huaja, ja çfarë propozon Bushati

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka depozituar sot në Komisionin e Sigurisë Kombëtare amendimet e tij për projektrezolutën e propozuar nga Taulant Balla për ndërhyrjet e huaja

Këto amendime bazohen në tre shtylla kryesore si; Legjislacioni dhe institucionet vendase; angazhimet ndërkombëtare të Shqipërisë; media dhe edukimi.

Ish-ministri propozon edhe ndryshimin e titullit të projektrezolutës, pasi sipas tij, titulli aktual i projektrezolutës së propozuar nga deputeti Balla, “është marrë nga Rezoluta e Parlamentit Europian, miratuar në 10 tetor 2019, e cila reflekton një realitet tjetër në nivel supra-kombëtar, siç është forma e organizimit të BE-së, bazuar mbi parimin e subsidiaritetit. Për më tepër, Rezoluta e miratuar në Parlamentin Europian është shumatore e një sërë aktesh e dokumentesh të miratuara nga institucionet e BE”.

Ai propozon që titulli të jetë, “Projektrezolutë “Për parandalimin e ndërhyrjeve të huaja të mundshme në proceset zgjedhore dhe dezinformimit si mjet i ushtrimit të influencës në jetën shoqërore”./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH