Aktualitet

Rezoluta e PE për Shqipërinë, Pollo: I thanë të vërtetat siç janë

               Publikuar në : 20:25 - 04/03/21 liberale

Ish-deputeti i Partisë Demokratrike, Genc Pollo ka reaguar në lidhje me rezolutën e miratuar nga Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian.

Në një postim në rrjetet sociale, Pollo falenderon eurodeputetët që hartuan rezolutën, që sipas tij i kanë thënë të vërtetat ashtu si janë.

“Sot Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian miratoi njëzëri raportin për Shqipërinë. Raporti e rikonfirmon se Qeveria Rama ende nuk i ka përmbushur kushtet për çeljen e negocatave si p.sh dënimin e votëblerësve, (dosja 339 e 184), denimin e zyrtarëve të lartë për korrupsion, korrigjimin e ligjit anti-fjalë etj.
Falenderime të përzemërta për raporterët Santos (Social Demokrat) e Lega ( Popullor) për punën e tyre dhe për thenien e të vërtetave açik. Po ashtu edhe për eurodeputetë të tjerë kontribues e për grupet e tyre. Kështu ndihmohet realisht Shqipëria europiane.
Para tre ditësh në Bruksel po të njëjtën të vërtetë e deklaroi hapur edhe zoti Borrel, Përfaqsuesi i Lartë i BE; në prani të Edi Ramës ! Ky i fundit është i vetmi shqiptar që nuk ja dëgjon veshi këto fjalë.
Në fakt më shumë se atij i adresohen publikut shqiptar.
Mbas 25 prillit me ndryshimin e pritshëm do të fillojnë të hiqen me shpejtësi pengesat artificiale të kësaj qeverie në mënyrë që Konferenca Ndërqeveritare me BE të mbahet në vjeshtë”, shkruan Pollo.

 

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back