Life Style

Rezart Veleshnja publikon foton “bio” të Alketa Vejsiut: Të ka zili..

               Publikuar në : 09:39 - 09/01/20 liberale

Aktori Rezart Veleshnja është përfshirë në debatin mes moderatorve Alketa Vejsiu dhe Xhemi Shehu.

Prezantuesit e Portokallisë, Xhemi Shehu dhe Salsano Rrapo ironizuan Vejsiun, për faktin që ndërroi disa veshje gjatë Festivalit të 58 të TVSH.

Pas kësaj, Alketa “sulmoi” koleget e saj për mënyrën se si dukeshin më përpara, duke nxjerrë një foto të Xhemit, për të cilën shkruante se do t’i shkonte shumë roli i ‘gagaçes’.

Mesa duket, ‘hakmarrjen’ mes tyre e ka vazhduar Rezart Veleshnja, i cili ka publikuar një foto “bio” të Alketës shumë vite më parë. Aktori nuk ka kursyer as ironinë, ku shkruan se edhe Eminem do e kishte zili për mënyrën e shpejtë të të folurit.

“Alketa Vejsiu bio. Unë them se Eminem do e kishte zili Alketën për 320 km në orë të të folurit edhe do të ishte krenar ta kishte për bashkëpunim,”– shkroi ai./Gazeta Liberale

Tags: , , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back