Showbiz

Rezart Veleshnja publikon foton “bio” të Alketa Vejsiut: Të ka zili..

Shkruar nga Liberale
Rezart Veleshnja publikon foton “bio” të Alketa Vejsiut:

Aktori Rezart Veleshnja është përfshirë në debatin mes moderatorve Alketa Vejsiu dhe Xhemi Shehu.

Prezantuesit e Portokallisë, Xhemi Shehu dhe Salsano Rrapo ironizuan Vejsiun, për faktin që ndërroi disa veshje gjatë Festivalit të 58 të TVSH.

Pas kësaj, Alketa “sulmoi” koleget e saj për mënyrën se si dukeshin më përpara, duke nxjerrë një foto të Xhemit, për të cilën shkruante se do t'i shkonte shumë roli i 'gagaçes'.

Mesa duket, 'hakmarrjen' mes tyre e ka vazhduar Rezart Veleshnja, i cili ka publikuar një foto “bio” të Alketës shumë vite më parë. Aktori nuk ka kursyer as ironinë, ku shkruan se edhe Eminem do e kishte zili për mënyrën e shpejtë të të folurit.

“Alketa Vejsiu bio. Unë them se Eminem do e kishte zili Alketën për 320 km në orë të të folurit edhe do të ishte krenar ta kishte për bashkëpunim,”- shkroi ai./Gazeta Liberale

[gallery columns="1" size="full" ids="1116883,1116887,1116886,1116885,1116882"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH