Showbiz

Revoltohet Fifi: Po detyroni njerëzit të hanë m*t për mua

Shkruar nga Liberale

Këngëtarja e njohur, Fifi ka reaguar e revoltuar pas videos së publikuar nga Top Channel, përmes së cilës paralajmërohej fillimi i “Big Brother VIP 2”.

Ndër të tjera në këtë video ishin edhe disa momente nga edicioni i kaluar, ku shfaqej edhe skena, që Fifit i ra të fikët.

Kjo ka bërë që këngëtarja të mërzitet shumë dhe përmes disa videove në Instatory i është drejtuar televizionit dhe Lori Hoxhës, duke i thënë se po i ulin pikët në publik.

“Kaq shumë jeni kënaqur me faktin që Fifi po del keq në publik dhe me ja ul pikët si njeri, si artiste, me rrëzu përtokë, mos të jetë e lumtur. Me ja nis me i shti njerëzit me fol për mua prapë prej fillimit, me më sha dhe me hangër m*t për mua”, thotë ndër të tjera Fifi.

Më tej, ajo falënderon Top Channel që po i shkatërron jetën.

“Tash ka me ja nis prapë njerëzit me fol për mua negativisht. Faleminderit shumë për gjithçka Top Channel. Faleminderit edhe për 4 vjet që më keni dhënë bukë për të ngrënë, faleminderit që po ma shkatërroni jetën, faleminderit që nuk po ma lini të harrojë një skenë shumë të rëndë për mua dhe familjen time”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH