Globi

Revista “Time” heq për herë të parë emrin nga kopertina

Shkruar nga Liberale
Revista “Time” heq për herë të parë emrin nga

Për herë të parë në historinë e saj, revista amerikane “Time” ka hequr emrin e saj nga kopertina dhe e ka zëvendësuar me foljen “Votoni”.

Ndryshimi vjen si një thirrje për lexuesit në prag të zgjedhjeve të 3 nëntorit, por edhe si një mesazh për edicionin special që del një ditë para zgjedhjeve dhe që do të trajtojë ditët e fundit të fushatës zgjedhore.

“Pak ngjarje do të ndikojnë të ardhmen e botës më shumë sesa rezultati i zgjedhjeve presidenciale amerikane”, tha kryeredaktori dhe CEO i “Time”, Edward Felsenthal, në një mesazh drejtuar lexuesve. Këtë veprim, revista prestigjioze nuk e kishte bërë kurrë, që prej botimit të numrit të parë në vitin 1923.

Autori i logos së veçantë është artisti Shepard Fairey, i cili u bë edhe më i famshëm pas posterit të presidentit Barack Obama me mbishkrimin “Hope” – “Shpresë” gjatë fushatës presidenciale të vitit 2008.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH