Globi

"Njerëzimi ka vdekur", turqit kundër revistës 'Charlie Hebdo': Po tallet me tërmetet vdekjeprurës

Shkruar nga Liberale

Revista satirike franceze "Charlie Hebdo", e cila ka shkaktuar polemika të ashpra me karikaturat e saj, ka reaguar së fundi për tërmetin shkatërrues në Turqi dhe Siri. Faqja e parë e revistës është hapur me një vizatim ku shfaqen ndërtesa të rrënuara me mbishkrimin “Tërmeti i Turqisë”, ndërsa më poshtë shkruan: “Nuk ka nevojë të dërgohen tanke”.

Ngjarja ka shkaktuar reagim në Turqi, ndërsa mediat turke e cilësojnë një tallje me vendin e tyre. Të shumë kanë qenë edhe komentet kritike ndaj revistës në Twitter.

Vizatimi i revistës shkaktoi reagime jo vetëm nga Turqia, por nga e gjithë bota. Disa përdorues të rrjeteve sociale i thanë revistës ‘je e neveritshme’, ‘duhet të kesh turp nga vetja’, ndërsa të tjerë komentuan se ‘njerëzimi ka vdekur’.

Charlie Hebdo është një revistë satirike franceze e njohur gjithashtu për karikaturat e saj që fyen Profetin e Islamit Muhamed.

Të hënën herët në mëngjes, një tërmet me magnitudë 7.7 goditi qarkun Pazarcik të provincës Kahramanmaras, më pas rreth nëntë orë më vonë, një tërmet me magnitudë 7.6 me qendër në rrethin Elbistan të Kahramanmaras tronditi rajonin, duke prekur disa provinca të tjera.

Tërmetet u ndjenë edhe në disa vende të rajonit, duke përfshirë Libanin dhe Sirinë./Liberale.al

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH