Showbiz

Restoranti shqiptar zgjidhet më i miri për vitin 2021

Shkruar nga Liberale
Restoranti shqiptar zgjidhet më i miri për vitin 2021

“Noma”, restoranti i shqiptarit nga Tetova, Rene Rexhepi, është zgjedhur restoranti më i mirë në botë për vitin 2021. Restoranti që ndodhet në Kopenhagen të Danimarkës u vlerësua me çmimin e parë në mesin e 50 restoranteve më të mira në botë.

Konkursi “50 restorantet më të mira në botë”, i cili u zhvillua në Antwerp, Belgjikë, nga data 3-5 tetor, vlerësoi “Noma” për menunë e saj novatore dhe përdorimin e përbërësve të veçantë ushqimorë.

“Asnjë udhëtim në Noma nuk është kurrë i njëjtë, me Rene Rexhepin dhe ekipin e tij duke kërkuar vazhdimisht për përbërës të papritur dhe duke i kthyer ato në pjata të bukura”, thuhet në dedikimin e çmimit për fituesin.

Në intervistën e tij të parë pasi “Noma” mori çmimin e madh, Rene Rexhepi tregoi se sa i rëndësishëm ishte ky vlerësim për të dhe stafin e tij pas një sfide 18-mujore në këtë industri si pasojë e pandemisë.

“Është e mahnitshme, pa pasur nevojën të ndihet si një rekord i thyer”, tha Rexhepi. Ai shtoi se për shkak të COVID-19, ceremonia e marrjes së çmimit ishte e para prej një kohe të gjatë që gjendej në një grumbull aq të madh njerëzish.

https://twitter.com/i/status/1445437018314625030

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1218267,1218265,1218264,1218266,1218263"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH