Aktualitet

Reshjet sjellin sërish përmbytje rrugësh

               Publikuar në : 22:19 - 09/11/19 liberale

Reshjet e shiut kanë nisur sërish në mbrëmjen e së shtunës dhe ka mjaftuar jo më shumë se 30 minuta që gjendja në disa qytete të bëhet problematike.

Raportohet se situata është vështirësuar në qytetin e Vlorës ku rrugët e lagjes Pavarësia në qendër të qytetit, kryesisht ato që lidhin aksin e Trasballkanikes me Bulevardin Vlorë – Skelë janë plotësisht nën ujë. Rrugët janë bërë të pakalueshme edhe në zonën e portit dhe në lagjen “28 Nëntori”.

Ndërkaq situata paraqitet e njëjtë edhe në qytetin e Sarandës ku në disa rrugë është i pamundur kalimi si pasojë e nivelit të lartë të ujit.

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back