Aktualitet

Reshjet e shiut përmbytin Beratin

Shkruar nga Liberale
Reshjet e shiut përmbytin Beratin

Moti i keq me rrebeshe shiu dhe stuhi që ka përfshirë orët e pasdites qytetin e Beratit ka shkaktuar përmbytje në çdo aks rruge në qytet dhe në shumë lagje.

I favorizuar edhe nga era e fortë, shiu ka bllokuar si rrugët kryesore, ashtu edhe ato të shumë lagjeve të qytetit. Kjo ka vështirësuar mjaft lëvizjen e automjeteve dhe të këmbësorëve.

Thuajse të gjitha rrugët e qytetit prej rreth një orë ishin në pushtetin e ujit, ashtu si dhe shumë lagje të qytetit. Kjo situatë në Berat përsëritet sa herë që ka reshje intensive shiu.

Në rrugë kanë dalë tashmë edhe punonjësit e Ndërmarrjes së Pastrimit në Bashkinë e Beratit, të cilët po bëjnë të mundur zhbllokimin e pusetave, në mënyrë që të mundësohet edhe tërheqja e ujit nga rrugët.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH