Aktualitet

Reshjet e dëborës/ Ja aksi problematik, kalohet me zinxhirë

Shkruar nga Liberale
Reshjet e dëborës/ Ja aksi problematik, kalohet me zinxhirë

Reshjet e dëborës gjatë orëve të fundit kanë sjellë problematika në qarkullimin e automjeteve.

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se në rajonin e Veriut është pastruar nga dëbora aksi Qafë e Buallit-Krastë dhe tashmë qarkullimi kryhet normalisht. Megjithatë në këtë aks në segmentin segmentin Ura e Cerenecit-Steblevë e konkretisht në Qafë Dragalicë-Steblevë, rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.

Për sa i përket rajonit qendror qarkullimi i makinave kryhet pa asnjë problem.

"Rajoni Verior, aksi Qafë e Buallit-Krastë, u pastrua dhe qarkullohet normalisht, përveç një pjese në segmentin Ura e Cerenecit-Steblevë e konkretisht në Qafë Dragalicë-Steblevë, ku rekomandohet përdorimi i zinxhirëve dhe kontraktraktori po punon për pastrimin e këtij segmenti, në të gjitha akset e tjera të këtij Rajoni qarkullimi kryhet pa zinxhirë. Rajoni Qendror nuk ka probleme me qarkullimin e mjeteve. Rajoni Jugor nuk ka probleme me qarkullimin e mjeteve. Të gjithë kontraktorët janë në gatishmëri për përballimin e çdo situate. Vijon puna për pastrimin e akseve dhe kriposjen në vendet ku ka ngrica dhe akull nga temperaturat e ulëta," njofton ARRSH./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH