Kronikë

Reshjet dhe shpejtësia shkak i përplasjes së automjeteve në aksin Elbasan-Peqin, raportohet për të plagosur

Shkruar nga Liberale
Reshjet dhe shpejtësia shkak i përplasjes së automjeteve në

Një aksident automobilistik është regjistruar në aksin Elbasan-Peqin. Dy automjete janë përplasur në fshatin Vidhas.

Raportohet se kanë mbetur të plagosur disa persona. Si pasojë e aksidentit të ndodhur, janë krijuar radhë të gjata trafiku në këtë aks, duke vështirësuar qarkullimin.

Shkak i aksidentit dyshohet shpejtësia dhe humbja e kontrollit, ndikuar edhe nga lagështira në rrugë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH