Aktualitet

Reshje shiu dhe shtrëngata, ja çfarë pritet të ndodhë të dielën

Shkruar nga Liberale
Reshje shiu dhe shtrëngata, ja çfarë pritet të ndodhë

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon se moti do të jetë edhe nesër me vranësira dhe do të përfshijnë gjithë vendin, ku nuk do të m,ungojnë shtrëngatat lokale.

Po ashtu, parashikohet që era të intensifikohet dhe përgjatë bregdetit të Jonit e në qafën e Llogarasë, në orët e pasdites e të mbrëmjes parashikohet stuhi ere.

Njoftimi i SHMU

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon se ditën e diel, kthjellimet parashikohen të pasohen nga shtim i vranësirave.

Reshjet lokale të shiut, nisin fillimisht në jug. Gradualisht, prej orëve të pasdites e të mbrëmjes, reshjet do të përfshijnë të gjithë vendin, me intensitet të ulët. Në jug, kryesisht në mbrëmje do të marrin intensitet mesatar me shtrëngata lokale.

Ajo ç'ka vlen më tepër të theksohet, është intensiteti që fiton era juglindore. Përgjatë gjithë zonës bregdetare dhe në zonat e ulëta, ajo do të jetë hera herës e vrullshme.

Për të gjithë ju, që do t`ju duhet të udhëtoni përgjatë bregdetit të Jonit e në qafën e Llogarasë, në orët e pasdites e të mbrëmjes parashikohet stuhi ere.

Si pasojë, parashikohet det i trazuar, kryesisht përgjatë bregut të Jonit.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore 4ºC deri 13ºC

zonat e ulëta 9ºC deri 22ºC

bregdet 13ºC deri 22ºC/Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH