Aktualitet

Reshje e shtrëngata sot, ja ku priten përmbytjen

Shkruar nga Liberale

Gjithë kjo javë do të jetë nën ndikimin e reshjeve dhe rrezikohet nga përmbytjet. Sipas IGJEUM, priten reshje shumë intensive pothuajse nw të gjithë territorin.

Intensiteti i reshjeve do të vijë duke u rritur gjatë fundit të ditës së sotme dhe ditën e nesërme. Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata.

RREZIKU NGA PËRMBYTJET

Nesër (e enjte, dt.07) në basenin Drin-Buna dhe Liqenin e Shkodrës do të RRITEN PRURJET DHE NIVELET në pjesët e larta malore dhe ato fushore, ZONA E NËNSHKODRËS. Për arsye të rrezikut nga përmbytja është vendosur shenja e paralajmërimit nga përmbytja për qarkun e Shkodrës. Nivelet më të larta në lumin Buna do të jenë NË FUNDJAVË. Në pjesën tjetër të territorit do të ketë shtim të prurjeve DHE RREZIKUT kryesisht në degët e lumenjeve kryesorë përgjatë ditës së nesërme.

TEMPERATURAT

Nesër (e enjte, dt.07) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 16 / 19 °C

në vendet e ulëta: 16 / 17 °C

në vendet malore: 11 / 14 °C

ERA

Sot pasdite (e mërkurë, dt.06) dhe nesër (e enjte, dt.07) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, por e fortë në bregdet. Nesër mbasdite ajo dobësohet gradualisht./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH