Aktualitet

Replikat me Blushin, Spiropali: S’i përgjigjem një tufe halabakësh

               Publikuar në : 21:33 - 19/02/20 liberale

Ministrja Elisa Spiropali e ftuar në emisionin ‘Real Story’ i është përgjigjur zëdhënsit të presidentit Tedi Blushi, i cili e quajti të çmendur në një status në FB.

Spiropali ka thënë se ndodhet në një moment të mirë të jetës së saj dhe nuk zgjedh t’iu përgjigjet “një tufe halabakësh që kanë marrë peng Presidencën”.

“Unë jam në një moment shumë të lumtur të jetës sime, edhe personalisht, edhe duke parë zhvillimet e fundit për Shqipërinë, për atë Konferencën e Donatorëve, nga fakti që ne kemi marrë jo vetëm një shumë parash por edhe imazhi i Shqipërisë në sy të ndërkombëtarëve, në prag të çeljes së negociatave, në prag të vendimit të KE është fakt që koha për të goditur në themel këtë moment të mirë. Janë një tufë halabakësh që kanë marrë peng institucionin e Presidencës. Ato deklarata nuk mund t’i bëjë asnjë njeri me ndërgjegje apo respekton të paktën traditën”, tha Spiropali./Gazeta Liberale

Tags: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back